Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, banorët e Hasit. Veseli ka postuar disa fotografi që tregojnë takimin me një numër të banorëve të Hasit në komunën e Prizrenit. Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, ka kujtuar kohën e luftës dhe pritjen që ia kishin bërë hasjanët. “Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë”, ka shkruar Veseli.
