Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha se Ramush Haradinaj pas 11 qershorit dot ë jetë kryeministër i Kosovës. Veseli këtë deklaratë e tha sot gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UBT-së ku ka dalë së bashku me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Sipas Veselit, të gjithë qytetarët, por në veçanti rinia nuk dëshiron të humb kohë, por dëshiron vendimmarrje, zhvillim ekonomik, integrime evropiane. “Duke parë ngecjen kam vendosur që vendimin t’ia barti sovranit që të vendos. Bashkë me Ramushin kemi guximin për vendimmarrje. Pse jemi bashkë me Ramushin, për hir të qytetarëve dhe të mirën e vendit, sepse çdo herë kur kemi qenë bashkë kemi arritur sukses. Një Kosovë që prioritet ka zhvillimin ekonomik asgjë nuk ka me të shenjtë se të ndihmojmë ndërmarrësit tanë. Nuk mund të ecë një shoqëri përpara nëse gratë nuk marrin përgjegjësinë 50 përqind. Më 11 qershor do jetë një pyetje, kush do ta udhëheq këtë vend, një koncept që nuk merr vendime, një koncept që do të rrënojë gjithçka. Ju nuk duhet të lejoni që Kosova të ecë mbrapa, por duhet të përkrahni një koncept që ka guxim të marr vendime, Fillimin e Ri, i cili nuk është kundër askujt por veq për Kosovën”, tha Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …