Kadri Veseli

Veseli: Bashkëpunimi rajonal është i pashmangshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm, ngase sipas tij, vendet e kësaj pjese të Evropës kanë synime dhe sfida të njëjta, zhvillimin ekonomik dhe integrimi euro-atlantik. Veseli këto komente i bëri në punimet e asambleve parlamentare në Sesionin e Tretë Plenar të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po i zhvillon punimet në Sofje të Bullgarisë. “Republika e Kosovës është anëtari më i ri organizatës që mbledh kuvendet e shteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës jug-lindore dhe do të kontribuojë në realizimin e objektivave në njërën anë, ndërsa në anën tjetër do kontribuojë për stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunimit me interesa reciproke”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …