Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të martën, në 27-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, ka bërë nderime pranë shtatores së këtij heroi në qytetin e Therandës. Ai ka vendosur një tufë lulesh, në kujtim dhe respekt të veprës heroike të tij. Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …