Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me SBASHK-un. Me këtë rast, i pari i PDK-së, Kadri Veseli, premtoi se çështja e njohjes së stazhit për punëtorët e viteve të 90-ta do të rregullohet në tre muajt e parë të qeverisjes së tyre. “Brenda tre muajve ligji për stazhin e punës për punëtorët e viteve të 90-ta do të rregullohet me ligj”, u shpreh Veseli. Ai u shpreh se kjo marrëveshje është vazhdimësi e bashkëpunimit të mëparshëm me SBASHK-un. “Këta njerëz kanë nevojë për përkrahje dhe do të kenë përkrahjen tonë. Ne do të përfshijmë 30 përqind rritje për pagat e punonjësve të arsimit, ashtu sikurse edhe në sektorët e tjerë publik”, u shpreh Veseli. Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u shpreh se me arritjen e kësaj marrëveshje janë plotësuar kërkesat e të dyja palëve. “Me këtë marrëveshje po krijohen kushtet që të punohet në çështjet më të rëndësishme. Sot, iu japim premtimin se më nuk do të jenë vet”, tha Haradinaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke thënë se më në fund ligji i viteve të 90-ta do të shkojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …