Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar
ashpër grafitet fyese ndaj kryetares, Atifete Jahjaga, duke i cilësuar ato si
gjeste të ulëta. Sipas kryekuvendarit, këto grafite janë sulm ndaj mijëra vajzave
e grave të Kosovës që po bëjnë punë të shkëlqyeshme në Policinë e Kosovës. “Këto
grafite janë gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e
shprehjes, prandaj janë të dënueshme dhe neveritëse. Ky huliganizëm
grafitesh përbën sulm ndaj institucionit të presidencës, por edhe ndaj mijëra
vajzave e grave të Kosovës që janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme në
Policinë e Kosovës, ashtu sikurse vetë Presidentja e Kosovës, znj. Jahjaga, ka
bërë dhe është duke bërë një punë dinjitoze në detyrat e saj kushtetuese, por edhe
si një nga lideret e emancipimit të femrës në shoqërinë kosovare”, ka
thënë Veseli në reagimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …