leoni

Veseli dhe Gashi premtojnë zhvillim ekonomik për Dardanën

Veseli dhe Gashi premtojnë zhvillim ekonomik për Dardanën

Kandidati për kryetar të Dardanës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka shpalosur sot programin për zhvillim ekonomik në komunën e Kamenicës. Bashkë me Gashin në shpalosje të këtij programi, ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se Kujtim Gashi do të jetë më afër qytetarit dhe PDK  do të jetë shtytës në çdo projekt ekonomik. Sipas tij Datdana do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë, ndërsa shtoi se Gashi është i pa kompromis në luftën  kundër korrupsionit dhe do të qeverisë me transparencë. “Gashi  do të jetë afër qytetarit, ndërmarrësit, fermerit, arsimtarit”, tha Veseli. Gashi u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, investime dhe përkushtim në parkun e biznesit. Kandidati i PDK-së për Dardanën u zotua në ngritjen e kapaciteteve  dhe aftësimit të gjeneratave për sektorin e ekonomisë dhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …