Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se është shumë vështirë të implementohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. “Kosova dhe Serbia është mirë që të bisedojnë për ri përcaktim të kufijve”, tha ai. “Ne duhet të fusim në dialog të drejtat e qytetarëve të Kosovës Lindore. Të njëjtat të drejta që kanë serbët e Kosovës, duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës, në çdo moment që të hapet çështja e Asosacionit, duhet të hapet edhe çështja e Luginës, nëse dojmë të kemi një marrëveshje të re, duhet të shkojmë përtej kushtetutës”, tha ai për RTK. Sipas tij në dialog do të kemi ngecje. “Palët janë larg njëra tjetrës, pala serbe me përkrahje të Brukselit ka kërkuar të implementojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”, tha ai.

Kadri Veseli: Duhet t’i ndihmojmë më shumë fermerët duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren. Gjatë kësaj vizite, Veseli ka thënë se fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. ”Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë. Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga situata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …