Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranueshëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare. Ai, përmes një postimi ka shkruar se duhet t’u jepet fund njëherë e mirë flet- arresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulëta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi.
