Veseli

Veseli: Është arritur marrëveshja me LDK për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Ai ka shkruar se sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin, Bahgjet Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në adresën e tij elektronike, facebook.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …