Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se vendimi i për themelimin e ushtrisë së Kosovës do të bëhet në partneritet me ShBA-në.
“Vendimi për themelimin e ushtrisë është në koordinim me partnerët tanë SHBA-të dhe parterë të tjerë të NATO-së, në momentin që do të marrim dritën e gjelbër, ne do ta kryejmë. Është çështje muajsh. 100% është e sigurt se Kosova do të ketë ushtrinë, nuk ka kthim mbrapa aq sa është sovraniteti i Kosovës”, ka thënë ai për “RTK”-në.