Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së. Ai ka potencuar se ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. Vendi ynë do të jetë përherë krenar dhe do të kultivojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar kryetari I kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
