Veseli: I gjithë orientimi ynë është që a mbrojmë shtetin tonë të pavarur e sovran dhe partneritetin me SHBA-të

Veseli: I gjithë orientimi ynë është që a mbrojmë shtetin tonë të pavarur e sovran dhe partneritetin me SHBA-të

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë lapidarit të, Zahir Pajazitit, në 22 vjetorin e rënies se tij. Në këtë ngjarje, Veseli është pyetur rreth takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryetarin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se i gjithë orientimi i tyre është që ta mbrojnë shtetin, si dhe siç thotë ai ta ruajnë partneritetin strategjik me SHBA-në. Veseli po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova, “ne jemi një aty ku është Amerika është edhe Kosova”. “I gjithë orientimi ynë është i qartë, ta mbrojmë atë që kemi arritur deri me sot, shtetin tonë të pavarur dhe sovran dhe të ruajmë partnerët tanë strategjik me SHBA-në. Qytetarët të jenë të sigurt se sovranitetit dhe shteti mbrohet përmes politikave të cilat janë atë mençura, politikave të cilat janë të qarta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova, ne jemi një aty ku është Amerika është edhe Kosova. E rëndësishme është partneriteti me SHBA. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit pa politika të mençura euro atlantike dhe pa partneritet me SHBA. Mitrovica do të jetë një nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …