Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot qytetarë të komunitetit egjiptian, në kuadër të shënimit të Javës egjiptiane në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është shtet ku të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve që kanë, qofshin ato etnike, apo religjioze, ndihen të lirë dhe të barabartë. Ai tha se në shtetin e Kosovës çdo komunitet ka mundësinë të përfaqësohet në institucionet më të larta, pra edhe në Kuvendin e Kosovës. “Komuniteti egjiptian ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës ndëretnike, e cila i bën nder sot vendit tonë në botë. Është fakt se si çdo komunitet tjetër edhe egjiptianët e Kosovës ballafaqohen sot me sfida e probleme, të ngjashme me ato të krejt qytetarëve të Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …