Lideri iPDK-së ka thënë se 60 mijë vende të reja të punës mund të krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato. Gjithashtu sipas Veselit me “Fillimin e Ri” pagat në sektorin publik do të rritën për 30 për qind, ndërsa pensionet do të rriten 25 për qind. “Koncepti i fillimit të ri është një transformim i fuqishëm, rrënjësor i ekonomisë sonë. Ndihmesa pikërisht e këtyre bizneseve të cilat janë aktualisht, 60 mijë biznese. Vetëm të ju ndihmojmë më shumë atyre me politika ekonomike lehtësuese, 60 mijë vende të reja të punës mund t’i krijojmë vetëm nga këto biznese… Do t’i rrisim pensionet e pensionistëve, 25 për qind. Kjo nuk do të jetë e tëra, kjo do të ndodhë shumë shpejt. Përveç rritjes se pagave në sektorin publik 30 për qind, pensionet do të rriten 25 për qind në fazën e parë, menjëherë. Pa i respektuar të moshuarit s’mund e ndërton të ardhmen”, theksoi Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …