Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu. Lideri i opozitës tha se shenjtërinë e këtyre marrëdhënieve të Kosovës me partnerët strategjikë, të ndërtuar me dekada, Albin Kurti është i gatshëm ta rrënojë brenda ditësh. “Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane te qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër”, sepse ai paraqet rrezik për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Veseli ka thënë se sot Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke e kërkuar të njëjtën gjë të cilën e kishte propozuar në vitin 2019.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …