Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, bën të ditur se i është konfirmuar në SHBA se Kosova do të përfitojë edhe dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Veseli tha se i është konfirmuar se MCC tanimë ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës në programet e saja. “Posa u njoftova se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë, vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen në fusha të ndryshme”, ka njoftuar Veseli. Kreu i Kuvendit të Kosovës i cili po qëndron prej disa ditësh në SHBA, ka marrë po ashtu konfirmimin e mbështetjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës si dhe për donacione të shumta të ngritjes së kapaciteteve ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …