Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të subjekteve politike, lidhur me rezolutën e propozuar për dialogun me Serbinë. Takimin, në të cilin morën pjesë përfaqësues të partive politike në koalicion, si dhe të dy partive opozitare, Partisë Social-Demokrate dhe Alternativës, kryeparlamentari Veseli e konsideroi shumë konstruktiv. Duke bërë thirrje për konsensus të përgjithshëm, kreu i Kuvendit tha se Kosova duhet të ketë me një zë dhe një qëndrim rreth platformës së vet. “U takuam me disa nga kolegët e opozitës në përpjekjen për të ndërtuar një konsensus për integritetin territorial të Kosovës. Ishte takim shumë konstruktiv. Sot kemi qenë bashkë për të forcuar pozicionin e Kosovës në dialog. Kreu i Kuvendit shtoi se ishte pajtim i të gjithëve se duhet të ketë qëndrim për shtet sovran dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …