leoni

Veseli

Veseli: Kosova është duke punuar me vendosmëri në fushën e sigurisë

Në punimet e Seminarit të 93-të, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para të pranishmëve, foli për angazhimet konkrete të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe demokratike, si dhe ngritjen e gjitha kapaciteteve dhe arritjen e standardeve të sigurisë. Ai tha se siguria rajonale nuk cenohet vetëm nga mbetjet e së kaluarës apo nga stagnimi ekonomik, por edhe nga kërcënimet globale, sikurse është terrorizmi ndërkombëtar. Vendi im qëndron fuqishëm në krah të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit. Krye parlamentari tha se Kosova është duke punuar me vendosmëri në ngritjen e të gjitha kapaciteteve dhe arritjen e standardeve më të bashkëkohore në fushën e sigurisë. “Vendimi që presim të marrin më Kuvendin e Republikës së Kosovës, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, do të jetë edhe një shtytje më pozitive në këtë drejtim. theksoi ndër të tjera në fjalën e tij, krye parlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …