leoni

Veseli: Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare përfshirë edhe Dhomat e Specializuara

Veseli: Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare përfshirë edhe Dhomat e Specializuara

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 si dhe për Gjykatën Speciale. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar. Ai ka falënderuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.”, theksohet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …