Veseli: Kosova vend i hapur për investimet e huaja

Veseli: Kosova vend i hapur për investimet e huaja

Kryekuvendari. Kadri  Veseli, zhvilloi sot takim me një grup afaristësh izraelitë. Gjatë takimit u bisedua për iniciativën e këtij grupi për themelimin e Odës Ekonomike Izraelito-Kosovare, qëllimi i të cilës do të jetë promovimi i relacioneve ekonomike në mes të dy vendeve. Kryetari Veseli, duke përshëndetur këtë iniciativë, foli për potencialin shumë të favorshëm njerëzor, lehtësirat ligjore dhe burimet e shumta natyrore që ka Kosova, e të cilat me ide të mira ekonomike mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit, hapje të vendeve të reja të punës dhe depërtim më të madh në tregun ndërkombëtar të prodhimeve kosovare. Afaristët izraelitë theksuan se do të qëndrojnë në Kosovë edhe për të njohur ambientin dhe mundësitë ekonomike të saj, si parapërgatitje për vizitën e një grupi më të madh kompanish izraelite që do t’i bëjnë Kosovës pas vlerësimit të tyre. Ata u interesuan në mënyrë të veçantë për industrinë e ndërtimit dhe sektorin e bujqësisë, ndërsa kryetari Veseli theksoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atyre që me idetë e tyre kreative ekonomike nxisin zhvillim ekonomik, për të shtuar se “agjenda ekonomike është agjenda kryesore në të cilën ai është angazhuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …