Veseli

Veseli: Kosovës i duhet një kryeministër i respektuar dhe i mirëpritur në Uashington dhe Bruksel

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër respektuar dhe i mirëpritur në Uashington dhe Bruksel. Ai ka thënë se institucioneve të Kosovës u duhet një legjitimitet i ri qytetar për bërjen e vendit të jetueshëm për të gjithë. Ne besojmë se Partia Demokratike e Kosovës do të marrë mbështetje të qytetarëve për ta bërë këtë. PDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet dhe kandidati i saj për kryeministër do ta bëjë Kosovën vend të jetueshëm për të rinjtë që po largohen. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se betejën e nisur në partinë që drejton do ta vazhdojë edhe për shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …