Veseli: Kuvendi i hapur ndaj qytetarëve

Veseli: Kuvendi i hapur ndaj qytetarëve

Kryekuvendari, Kadri Veseli priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Etikë në Kongresin Amerikan, Omar Ashmawy, me të cilin bisedoi për punën dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e etikës parlamentare. Të dy bashkëbiseduesit ishin të pajtimit që bashkëpunimi midis institucioneve që përfaqësojnë të shënojë ritme të reja dhe të konkretizohet në një të ardhme të afërt. Kryekuvendari, Veseli e njoftoi zyrtarin amerikan për konceptin e tij të hapjes së institucionit të Kuvendit ndaj qytetarëve, duke rritur transparencën dhe lehtësuar qasjen e medieve, shoqërisë civile dhe publikut të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …