Veseli: Lutemi për shërimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Veseli: Lutemi për shërimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka falënderuar shtetin turk për gatishmërinë që i ka mundësuar ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi që ta vazhdojë shërimin në këtë shtet. “Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …