Kryekuvendari, Kadri Veseli mori pjesë në konferencën për etikën parlamentare, ku u shqyrtua nevoja e krijimit të Komisionit për etikë parlamentare. Në këtë konferencë, kryekuvendari Veseli theksoi se një institucion nuk e bëjnë demokratik vetëm kushtetuta dhe rregulloret që krijohen për funksionimin e tij por edhe standardet morale që afirmon dhe përvetëson ai institucion. “Etika parlamentare, është nevojë urgjente institucionale, sepse duhet ta përmirësojmë imazhin e institucioneve dhe politikës në funksion publik. Kërkohet rivendosja e lidhjes së domosdoshme në mes veprimit politik dhe parimeve e vlerave morale, të japim shembullin tonë, që të mund të kërkojmë prej të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …