Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka tërhequr vërejtjen se mund të kemi përsëritje të sulmit si ai në fshatin Banjsk pasi Serbia synon t’ia shkëpus Kosovës pjesën veriore. Ai ka theksuar se këto synime të Beogradit zyrtar do të vazhdojnë deri sa të përfundoj dialogu dhe ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. “Mendoj që edhe në të ardhmen e afërme derisa nuk përfundon marrëveshja me Serbinë, organet e sigurisë së Serbisë pra do të përpiqen që të krijojnë situata të tilla krize në veri të vendit. Ata me çdo kusht do të tentojnë që të mos ketë marrëveshje dhe që pjesa veriore e vendit të shkëputet por ky plan i tyre i kamotshëm nuk do të realizohet duke iu falënderuar organeve tona të rendit dhe mbështetjes të fuqishme që kemi nga bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja”, ka thënë për Ekonomia Online, ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …