Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, të martën ka takuar edhe gra dhe të rinj në Prizren, për të cilët ka thënë se janë plotë entuziazëm për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. “Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë. Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plotë entuziazëm, me kuadro të kualifikuar dhe të gatshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Veseli.
