SHBA shqyrton pjesëmarrjen në Këshillin e KB-ve për të drejtat e njeriut

Amerika shqyrton pjesëmarrjen në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, të martën, edhe zyrtarisht ka konfirmuar se po shqyrton pjesëmarrjen e vet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe ka bërë thirrje për reforma të kësaj trupe, në mënyrë që të eliminojë “paragjykimet e saja kronike anti-izraelite”. “SHBA me kujdes po përcjell punën e Këshillit dhe po shqyrton pjesëmarrjen e vet në të. Jemi të mendimit se në disa fusha duhet shtuar dukshëm punën e saj”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Nikki Haley në fjalimin e saj në forumin në Gjenevë, transmeton Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …