Veseli në QKK: Duke luftuar korrupsionin rrisim buxhetin për filmin dhe artistët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë vizituar sot Qendrën Kinematografike të Kosovës, një institucion ky i cili me përkrahjen e ministrit të Kulturës ka dyfishuar buxhetin dhe ka mbështetur projekte të reja.

Kreu i PDK-së u informua nga përfaqësuesit e Qendrës Kinematografike për ndryshimet e mëdha që kanë bërë si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi nëpërmjet luftimit të korrupsionit.

“Duke folur, isha shumë i kënaqur nga ajo që e potencuat. Do të thotë, kemi përmirësim të kushteve të punës, kemi rritje të pagave dhe kemi rritje pothuajse dyfishim të buxhetit. Dhe a e dini nga kanë ardhur? Një pjesë e këtyre parave kanë qenë aty, por është abuzuar. Atë që ka bërë ministri është se e ka shfrytëzuar atë para publike në mënyrë më të drejtë. Me paratë që ndoshta janë abuzuar në xhirollogari të ndryshme, tani është rritur përgjegjësia dhe me të njëjtat para kemi arritur që të rrisim pagat, të dyfishohet buxheti i Qendrës Kinematografike dhe të kemi perspektivë për arsye se tani që shihet që ka menaxhim më të mirë mund edhe të investohet më shumë. Pra po del se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë por është edhe e vlefshme”, tha Veseli.   

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se me përkrahjen e kryetarit Veseli, deri në fund të këtij viti buxheti i Qendrës Kinematografike do të rritet për 200 përqind.  

“Ajo që na ka mundësuar rritjen e buxhetit dhe shtimin e financimit të shumë më shumë filmave sesa më parë, ka qenë vënia e kontrollit të rreptë të buxhetit, kursimet dhe pastaj rritja e buxhetit për institucionet kulturore. Ajo që është e rëndësishme, tani për herë të parë kemi pasur financim të një numri të madh të filmave përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës”, tha Gashi.   

Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, tha se falë mbështetjes së madhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u është dyfishuar buxheti në vitin 2019 dhe tani Kosova po hyn në etapën e bashkëpunimeve të reja me vendet perëndimore që kompani të mëdha filmike të vijnë e të realizojnë fila në vendin tonë. 

“Buxheti jonë tashmë është dyfishuar. Ministri nuk ka pranuar rritje më të vogla. Kjo ka ndikuar shumë që të mbështesim më shumë projekte por edhe e ka rritur prezencën tonë ndërkombëtare. Besoj e keni vërejtur që filmi kohëve të fundit na ka sjellë shumë lajme të mira dhe përmes filmit kemi arritur ta tregojmë rrëfimin tonë për vendin tonë”, tha Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …