Veseli: Në seancën e radhës nuk diskutohen amendamentet kushtetuese

Kryetari
i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se nuk do të ketë seancë
tjetër për ri-procedimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale.
Gjatë takimit të sotëm, ai nuk ka arritur t’i bind shefat e grupeve
parlamentare për përafrimin e qëndrimeve rreth ri-procedimit të ndryshimeve
kushtetuese për Specialen. Kryekuvendari Veseli ka pranuar se pajtueshmëri mes pozitës
dhe opozitës nuk ekziston as për Dhomat e Specializuara. Përfaqësuesit opozitar
po kundërshtojnë ri-procedimin e amendamenteve kushtetuese, duke këmbëngulur që
Gjykata të krijohet vetëm brenda territorit të Kosovës. Sidoqoftë, kryetari i
Kuvendit nuk është i sigurt nëse ky propozim i opozitës do të merret në
konsideratë. Veseli njoftoi se Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të enjten,
por nuk do të jenë në rend dite amendamentet ligjore për Specialen, por do të
jetë vazhdimësi e seancës e seancës të së enjtes së kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …