Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nëpërmjet mënyrës se si i trajtojmë sot fëmijët, shpërfaqet edhe vizioni ynë për të ardhmen. Këto komente ai i bëri në takimin e sotëm të lansimit të fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve. Veseli tha se të flasësh për të drejtat e fëmijëve do të thotë të flasësh për diçka shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, duke treguar kështu se si po trajtohet e ardhmja. Ai theksoi se Kosova duhet të krijojë gjenerata të përgatitura të të rinjve, të cilët janë të gatshëm të përçojnë mesazhe dhe të jenë bartës të prosperitetit, inovacionit, të edukimit e të zhvillimit. Ai tha se dhuna ndaj fëmijëve dhe ajo ndaj grave nuk duhet toleruar asnjëherë. Nëse ka denoncime të tilla, shtoi Veseli, atëherë sigurisht që kemi të bëjmë me njerëz që kanë probleme dhe duhet trajtuar profesionalisht në sektorë të caktuar, përkatësisht nga psikologë dhe neuropsikiatër.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …