Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Grupit të Grave Deputete, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, që u dedikohet viktimave të dhunës seksuale të luftës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, duke u uruar të gjitha nënave dhe grave Festën e 8 Marsit, kryetari Kadri Veseli tha se tani në procesin e shtet-ndërtimit, shoqëria kosovare ka nevojë edhe për një sakrificë tjetër të grave, duke u ngritur dhe avancuar veten përmes pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes. Duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e grave të Kosovës në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të vendit tonë drejt pavarësisë, Veseli tha se shumë nga to ishin mjeke që shëruan breza të tërë, mësuese që edukuan e mbollën vlerat më të larta në brezat e rinj, heroina gjatë luftës së fundit, e shumë nga to mbijetuan tmerrin e luftës dhe vazhduan të përballen të vetme në heshtje me tmerret dhe aktet çnjerëzore të kryera mbi to.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …