Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, tha se pas përfundimit të autostradave moderne, si bazë infrastrukturore për zhvillim ekonomik, Kosova tani do t’i orientojë qindra miliona euro investime për zhvillimin ekonomik, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrësve dhe inovatorëve të rinj në Kosovë. Këtu do të jetë edhe roli ynë”, Ai u bëri thirrje të rinjve, që të presin deri sa të fillojë zhvillimi ekonomik i vendit që ka nisur qe 20 vjet, por nuk tregoi se edhe sa vjet e mote duhet pritur 300 mijë të pa punët në Kosovë. Veseli tha se nuk është koha për debate shterpe, për të treguar se kush është më i fortë dhe më patriot në raport me Serbinë. “Patriotizmi sot është orientimi kah gjërat aktuale e dhënia e mundësisë njerëzve punëtorë dhe me ide, theksoi Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …