Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryetar i PDK-se, në fjalën e tij para Kuvendit, ka thënë se UÇK-ja luftoi për të ndërtuar një shoqëri të lirë ku sundon drejtësia dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit. Situata që jemi sot në Kuvend pak po na lë të përçojmë njerëzillëk. Nuk bën në emër të kontributeve të goditet tjetri. Sot po flas edhe si kryetar i Kuvendit, edhe i PDK-së, edhe si luftëtar, edhe si qytetar. Nuk bën ta ndajmë popullin. Të gjithë e kemi ditur që kjo seancë do të shërbejë për të goditur njëri tjetrin. Të gjithë kemi familje e fëmijë e ta ruajmë njëri tjetrin për atë gjak që është derdhur. Më kujtohet 7 prilli i vitit 1999, në Zonën Operative të Drenicës, kur forcat policore serbe kishin mësyrë për të vrarë, djegur e dhunuar… Ajo ditë na solli humbje të mëdha. U vranë 3 bashkëluftëtarë. Nëna e Xhevat Demakut ia kishte bërë hallall të gjithë djemtë e saj tokës së Kosovës. Sot kjo nëna e vëllezërve Demaku duhet ta durojë edhe një dhimbje tjetër. Nuk ka padrejtësi më të madhe sesa ajo që mund të behet në emër të drejtësisë kas thënë mes tjerash, kryekuvendari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …