Kadri Veseli duket se nuk do të ketë asnjë kundër-kandidat në garën e brendshme zgjedhore në PDK. Deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë person si kundër-kandidat i Veselit për postin e kryetarit të partisë më të madhe në vend. Në konventën që do të mbahet me 7 maj, pritet të zgjedhet kryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati, ka bërë me dije se kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …