Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për Ditën e Punëtorvëve, 1 majin. Ai ka thënë se kjo datë e ka gjetur Kosovën të izoluar dhe në pamundësi për të festuar masivisht në ambiente publike, ashtu siç ka qenë traditë në Kosovë. Veseli tutje ka shkruar se pamja e rrugëve në këtë datë është më të vërtetë e trishtueshme. Sipas tij është përgjegjësi e institucioneve që t’i shtojnë testimet për të dalë sa më shpejtë nga karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend.
