Veseli: PDK do t’i përgjigjet me dinjitet të gjitha zhvillimeve nacionale dhe do të jetë opozitë e pushtetit por jo e shteti

Veseli: PDK do t’i përgjigjet me dinjitet të gjitha zhvillimeve nacionale dhe do të jetë opozitë e pushtetit por jo e shtetit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë̈ në Dragash. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Uran Ismaili, anëtari i kryesisë̈, Enver Hoxhaj, sekretari elektorar, Betim Gjoshi, ai ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën e mirë që po e bëjnë. Njëherësh, ai ka kërkuar edhe më shumë mobilizim e angazhim në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, PDK është e konsoliduar dhe strukturuar fuqishëm në Dragash dhe gjithandej Kosovës. “Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit” ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …