Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, në konventën festive të partisë se tij që është mbajtur të dielën në Prishtinë ka folur gjatë për synimet e tij, politikën, zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e shtetit siç tha ai “me PDK-në”. Veseli i tregoi disa nga shqetësimet e qytetarëve siç janë papunësia, korrupsioni dhe duke parë këtë gjendje si të rënduar ai u shpreh i vendosur për të punuar për një të ardhme më të mirë . “Qëllimet e mija për të cilat jam në politikë janë të qarta, Kosova shtet prodhues dhe jo më konsumues. Nga një vend supermarketesh në një vend fabrikash. Ky është vullneti i popullit dhe ky është vizioni i PDK-së. Mos keni asnjë dilemë ne sot jemi më të fortë së kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për ta bërë ushtrinë e Kosovës për ta mbrojtur Kosovën. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë për ta zhvilluar ekonominë e Kosovës, për ta mbushur Kosovën me fabrika. Ne jemi PDK që fitojmë gjithmonë për të fituar Kosova”, ka theksuar ndër të tjera Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …