Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës sot në 21 vjetorin e themelimit të partisë që udhëheq ka uruar të gjithë anëtarët e partisë dhe ka shprehur urime të veçanta për themeluesit e partisë. Veseli gjithashtu ka nderuar qytetarët e Kosovës që i kanë besuar PDK-së si garanci të konsolidimit të pavarësisë, zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë, Ai ka shkruar se PDK i ka prirë proceseve të rëndësishme dhe ka luajtur rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e institucioneve të para shtetërore.
