Veseli: PDK po bënë reforma të brendshme në parti por edhe po e kryen rolin e saj opozitar në shërbim të qytetarëve

Veseli: PDK po bënë reforma të brendshme në parti por edhe po e kryen rolin e saj opozitar në shërbim të qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon aktivitetet politike brenda dhe jashtë partisë për të dhënë kontributin me propozime e nisma konkrete në përballje të pandemisë COVID-19. Lideri i opozitës të enjten ka zhvilluar diskutime me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve të PDK-së lidhur me propozim pakon emergjente prej 320 milionë eurove që pritet të trajtohet me iniciativë të PDK-së të martën në Kuvendin e Kosovës. Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social se edhe në këtë kohë pandemie partia që ai drejton është duke punuar në reformat e brendshme dhe duke kryer rolin e saj opozitar në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …