Kryetari i PDK-së dhe kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli i është gëzuar vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij për rastin “Kleçka”. Ai, me këtë rast, i ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në shtetin ligjor dhe të punojnë për fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë. “Përshëndes vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për rastin e ashtuquajtur ‘Kleçka’. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër”, ka shkruar kryekuvendari, Veseli në faqen e tij në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …