Gjatës seancës së jashtëzakonshme kushtuar personave të pagjetur, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se plagët e luftës i shëron drejtësia e jo harresa e tyre. “Po bëhen dy dekada të dhembjes. Serbia po vazhdon të heshtë dhe po tenton të nxisë harresën tonë, por ne nuk harrojmë, as nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Serbia duhet ta ketë të qartë se fshehja e krimit dhe aspirata për integrim evropian nuk shkojnë bashkë” ka theksuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai shtoi më tutje se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet çdo herë, çdo vit deri sa të përfundoj kjo dramë e fatkeqësisë sonë kombëtare, duke pasur parasysh se kemi ende shumë qytetarët të Kosovës që janë të pagjetur. Ne do të bëjmë gjithçka që të ndriçohet fati i njerëzve që janë aktualisht të pagjetur. Ky është obligim i yni kushtetues.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …