Kryekuvendari, Kadri Veseli sot priti një grup deputetësh të Parlamentit suedez, të kryesuar nga Bjorn von Sydou. Në këtë takim, Veseli i njoftoi asamblistët suedezë në lidhje me zhvillimet në vend, duke shprehur përkushtimin për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit. “Kosova është e vendosur për të thelluar paqen në rajon, të kontribuojë për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë, duke u bërë pjesë e mekanizmave të sigurisë siç është aderimi në NATO”, ka thënë Veseli. Në anën tjetër, delegacioni sudez i shprehu përkrahje të plotë aderimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke vënë në pah rëndësinë e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …