Veseli: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë janë shembulli që tregon se miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike

Veseli propozon të bëhen ndryshime të përfitimeve për zyrtarët e lartë shtetërorë, pasi ata e përfundojnë mandatin

Pas kërkesës që t’i zvogëlohet paga, kryekuvendari, Kadri Veseli ka dalë edhe me një kërkesë tjetër. Në një letër drejtuar Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ai rekomandon që beneficionet që përfitojnë pozitat e larta shtetërore pas përfundimit të mandatit, të vlejnë vetëm pas moshës 65 vjeçare dhe jo siç është deri tash, menjëherë pas përfundimit të mandatit. Aktualisht personat që bartin pozitat e larta shtetërore, e ku hynë edhe posti i tij, kur përfundojnë mandatin marrin beneficione, pothuajse të njëjta sikur kur mbajnë pozitën. “Në funksion të strukturimit të pagave dhe privilegjeve për zyrtarët e lartë shtetërorë, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit propozoj që të bëni ndryshime të rëndësishme sa i përket përfitimeve për zyrtarët e lartë shtetërorë, pasi që ata të kenë përfunduar mandatin. Në këtë kuptim, propozoj që zyrtarët e lartë shtetërorë: Kryetari/ja e Kuvendit, Kryeministri/ja dhe Kryetari/ja e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori/ja e Shtetit dhe Kryetari/ja e Gjykatës Supreme përfitimet që gëzojnë pas mandatit, t’i gëzojnë vetëm pas moshës 65 vjeç, dhe jo menjëherë pas përfundimit të mandatit”, ka shkruar Veseli në letrën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …