Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në rrjetin social se në turin e dëgjimit ka ftuar ekspertët dhe bizneset që të japin ide, si të krijojnë vende të reja pune në Pejë. “Punësimi është brengë e madhe edhe në Pejë, andaj në turin e dëgjimit ftova ekspertët dhe bizneset që të japin ide si të krijojmë vende të reja pune. Ata potencuan nevojën për investime në sektorin e turizimit, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur punësimin në tërë rajonin e Dukagjinit”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …