Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe. Ai ka thënë se taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia i ka bërë kundër Kosovës. “Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …