leoni

Veseli

Veseli: Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, ka thënë se ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve dhe po ashtu e quajti koalicion që është në të mirë të qytetarë dhe orientimeve perëndimore. Ai në një intervistë për RTK tha se PDK ka interes përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe është parti e veprimit, që ka prioritet interesin e qytetarëve. “Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për vendin tonë, kemi arritur koalicion për të mirën e vendin tonë. Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri, për ta zhvilluar ekonominë dhe ecjen përpara në zhvillimet euroatlantike”, tha Veseli. “Në qoftë se nuk mendoj për fëmijët e Kosovës, siç mendoj për katër fëmijët e mi, atëherë edhe politikën do ta lë dhe nuk do të doja asnjë përkrahje, por jam i vendosur për të ecur përpara”, ka theksuar lideri i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …