As
në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, nuk është caktuar data e mbajtjes
së seancës plenare të radhës. Në këtë mbledhje, ku parashihej caktimi i seancës
së parë për sesionin pranveror, nuk është caktuar fare data e mbajtjes së saj.
Sipas kryekuvendarit, Kadri Veseli, seanca ka mbetur e papërcaktuar për shkak
se shumë deputetë ndodhen jashtë vendit. “Nuk kemi
vendosur për seancën e radhës për shkak se deri në fillim të shkurtit deputetët
janë jashtë Kosovës. Seanca e parë për këtë vit do të caktohet në muajin shkurt”,
ka bërë të ditur kryekuvendari, Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …