Krimet Serbe ne Kosove

Veseli: Serbia është shteti i cili ka kryer gjenocid në Kosovë në mënyrë tërësisht të organizuar

Duke folur për kohën gjatë luftës çlirimtare dhe krimet që ka kryer Serbia në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Serbia është shteti i cili ka kryer gjenocid në Kosovë, me kriminelët e saj të cilët shkaktuan shumë vuajtje mbi popullatën tonë të pafajshme. Pra, nuk po flasim për ballafaqimet ushtarake midis Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë së Serbisë, por po flasim për një veprim tërësisht të organizuar nga shteti serb dhe të realizuar nga forcat ushtarake dhe policore të tij, mbi fëmijë, pleq dhe gra të pambrojtura. Janë këto veprime të dënuara me cdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerëzore. Ai shtoi më tutje se do t’i shkoj deri në fund iniciativës së tij dhe tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb do të ndodhë pashmangshëm sepse është turp i madh që një komb mund ta mbajë gjatë historisë, nëse nuk përgjigjet për krimet që i ka kryer mbi njerëzit e pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …