Veseli: Shteti të mos jetë punëdhënësi kryesor

Veseli: Shteti të mos jetë punëdhënësi kryesor

Kryekuvendari, Kadri Veseli sot mori pjesë në përurimin e Fabrikës së Ujit në fshatin Ashlan të komunës së Vushtrrisë. Duke përgëzuar donatorët dhe autoritetet komunale për këtë projekt, ai vuri në dukje se investimet po tregojnë qartë se gjërat në ekonomi janë duke lëvizur në drejtimin e duhur pozitiv. Në vazhdim, kryekuvendari Veseli theksoi se varfëria dhe papunësia nuk tejkalohen duke rritur burokracinë shtetërore. Sipas tij, këto sfida nuk kapërcehen as duke fryrë sektorin publik joprodhues dhe duke rritur taksat mbi bizneset dhe as duke e bërë shtetin punëdhënësin kryesor.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

Ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente …